Jessie J po përgatitet për një rikthim prekës dhe të fuqishëm në skenën britanike, vetëm pak javë pas një mastektomie të suksesshme, që pasoi diagnozën me kancer të gjirit.

Këngëtarja 37-vjeçare do të shfaqet për herë të parë në publik në një episod të veçantë të “Strictly Come Dancing”, që do të transmetohet në shtator në BBC. Sipas burimeve për Daily Mail, stafi i produksionit është “i emocionuar dhe i nderuar” për pjesëmarrjen e saj, ndërsa Jessie është e fokusuar në shëndetin dhe rikuperimin e saj, por mezi pret të ngjitet sërish në skenë.

Në të njëjtin muaj, ajo do të performojë edhe në festivalin “Radio 2 In The Park” në Chelmsford, duke shënuar kështu dy dalje publike të rëndësishme në një periudhë të re të jetës së saj.
Pas operacionit, Jessie ndau me ndjekësit një foto të ndjerë me të birin Sky, duke konfirmuar se kanceri nuk ishte përhapur dhe falënderuar fansat për mbështetjen e pakushtëzuar. Ajo tregoi se ka hyrë në një fazë të re të jetës, me më shumë reflektim, mirënjohje dhe ndjeshmëri ndaj vetes.
Në një tjetër rrëfim emocional, këngëtarja pranoi se pas gjithë vendimeve të shpejta që solli diagnoza, tani po përballet me një “trishtim të vonuar”, sepse nuk pati kohë t’i thoshte lamtumirë trupit të saj të mëparshëm.
“Tani po i lejoj vetes ta ndiej çdo emocion,” u shpreh ajo, duke reflektuar mbi gjithë përvojën.
Rikthimi i Jessie J pritet të jetë më shumë sesa një performancë, një mesazh i fortë për forcën femërore, përballjen me vështirësitë dhe rikthimin në jetë me guxim. Në një kohë kur shumë gra ndodhen në beteja të ngjashme, zëri i saj pritet të bëhet simbol frymëzimi dhe shprese.
© Panoramaplus.al
