Jessica Alba duket se ka hapur një kapitull të ri në jetën e saj personale. Aktorja 44-vjeçare është parë krah aktorit në ngjitje Danny Ramirez, 32 vjeç, në një dalje romantike në Los Angeles, të mërkurën mbrëma, më 23 korrik.

Çifti u fotografua teksa largohej bashkë nga një restorant italian i njohur, ndërsa Jessica e shoqëroi aktorin në makinën e tij për në shtëpinë e saj.
Burime pranë aktores kanë konfirmuar për Daily Mail se marrëdhënia mes dyshes “ka marrë një kthesë të papritur”, duke kaluar nga një lidhje rastësore verore në diçka më të qëndrueshme. “Jessica nuk ka qenë kurrë nga ato që luajnë shumë role. Ajo është e emocionuar të shohë se ku do ta çojë kjo lidhje,” tha një mik i saj i afërt.
Thashethemet për romancën nisën në muajin maj, kur Alba u pa duke u puthur me një burrë misterioz në Londër. Vetëm në korrik u zbulua se mashkulli në fjalë ishte aktori i filmave “Captain America” dhe “Top Gun: Maverick”, Danny Ramirez. Dyshja udhëtoi bashkë nga Cancun, Meksikë, në Los Angeles pas një pushimi romantik, duke e forcuar më tej dyshimin për një lidhje serioze mes tyre.
Sipas një burimi tjetër, Danny është “i ngazëllyer për të” dhe e sheh marrëdhënien si diçka me potencial afatgjatë.
Jessica Alba u divorcua së fundmi nga producenti Cash Warren, me të cilin ishte e martuar për 17 vite dhe ka tre fëmijë, Honor, Haven dhe Hayes. Pas ndarjes, ajo është fokusuar në mirëqenien e vet dhe fëmijëve, por duket se ka gjetur sërish vend për dashurinë.
© Panoramaplus.al
