12 Shkurt, 2021

Jennifer Lopez zbulon se ka bërë terapi bashkë me të fejuarin për të shpëtuar marrëdhënien e tyre gjatë pandemisë


Karantinimi për shkak të pandemisë së koronavirusit ka bërë që Jennifer Lopez dhe i fejuari i saj, Alex Rodriguez, të nisin një terapi për të ruajtur marrëdhënien e tyre.

jennifer lopez (2)

Këngëtarja 51-vjeçare tha se marrëdhënia e tyre prej katër vitesh ka funksionuar nga komunikimi dhe këshillimi me njëri-tjetrin, por tensionet u rritën gjatë izolimit, shkruan “Mirror”.

Teksa fliste për “Allure” për mënyrën se si çifti e ka përballuar pandeminë, Jennifer tha:

Ne kemi punuar për veten tonë. Bëmë terapi. Mendoj se ishte vërtet e dobishme për ne dhe marrëdhënien tonë”.

jennifer lopez (1)

Më parë, aktorja ka rrëfyer se e ka pasur të vështirë të mësohej me ritmin e ri të jetesës nga koronavirusi.

Nga ana tjetër, ajo tha se partneri i saj nuk e ka pasur problem, pasi i pëlqente të qëndronte në shtëpi, të kalonte kohë me fëmijët e të zhvillonte biseda në “Zoom”.

Jennifer kishte planifikuar një dasmë të madhe para pandemisë, por tashmë çdo gjë është shtyrë për më vonë.

jennifer lopez (3)

© Panoramaplus.al