13 Shtator, 2017

Jennifer lopez tregon se kur ka përjetuar dashurinë e vërtetë


Jennifer Lopez, prej vitesh na ka treguar se është një artiste e vërtetë, e kompletuar si përsa i takon look-ut të saj që gjithmone duket seksi dhe i kthen veshjet në trend, por edhe për pasurinë muzikore që sjell herë pas here për publikun botëror.

Këto ditë këngëtarja  është duke publikuar albumin e saj në gjuhën spanjolle “Por Primera Vez” dhe e ndjen se kjo është periudha më e artë e karrierës së saj.

“E ndiej se po shkëlqej më shumë se kurrë, jam një njeri më i mirë, një vajzë, nënë, mike, partnere më e mirë tani.” Këngëtarja, e cila është në një lidhje dashurie me yllin e beizbollit Alex Rodriguez shton për revsitën  ‘Hola!’ se “E kam pranuar veten time, nuk dua të jem perfekte, por të tregoj anën time më të mirë, kjo ka rëndësi për mua”.

Mbi lidhjen me Alex këngëtarja shprehet se për herë të parë ndien se kjo lidhje e ka bërë një njeri më të mirë, ata plotësojnë njëri-tjetrin dhe se kjo është dashuria e vërtetë. Një ndienjë e bukur, ndryshe dhe e shëndetshme!

© Panoramaplus.al