10 Tetor, 2018

Jennifer Lopez shkëlqeu në tapetin e kuq tek “American Music Awards”


Ajo është 49 vjeçe dhe konsiderohet si një nga femrat më seksi e të bukura të showbiz-it botëror.

Jennifer Lopez u shfaq në tapetin e kuq në “American Music Awards” më magjepsëse se asnjëherë më parë.

Ajo njihet për stilin dhe pamjen e saj gjithmonë të kuruar, e si pasojë edhe këtë herë JLo ka ditur sesi të tërheqë vëmendjen në tapetin e kuq.

Jennifer u shfaq në tapetin e kuq e veshur në një fustan të gjatë ngjyrë rozë me dekolte të hapur, ku ne mesin e atij fustani vihej re një shirit i zi i cili realizonte kontrastin ideal të ngjyrës rozë.

Ndërkohë fustanin e saj e kishte kombinuar më një palë sandale të zeza të cilat shkonin në mënyrë të përkryer me të.

Panorama Plus

© Panoramaplus.al