Dalja e fundit e përbashkët publike e Jennifer Lopez dhe Ben Affleck nxiti diskutime për një ribashkim të mundshëm mes ish-çiftit pas divorcit.

Por, një burim pranë dyshes sqaroi se marrëdhënia e tyre mbetet në një nivel miqësor pa asnjë perspektivë për ta ringjallur atë.
Aktorët u takuan në New York të hënën në mbrëmje, më 6 tetor, për premierën e filmit “Kiss of the Spider Woman”. Ata u fotografuan madje në tapetin e kuq së bashku.
Një burim pranë Lopez tha për People se këngëtarja “përqendrohet në gjërat që e bëjnë të lumtur, familjen dhe punën e saj. Ajo gjithmonë e ka shijuar punën me Ben, kjo nuk ka ndryshuar“..
Ndërsa shtoi:” Nuk ka asnjë romancë me Ben. Ata janë në një gjendje shumë të mirë. Vazhdojnë të mbështesin njëri-tjetrin dhe të dy janë krenarë për atë që kanë arritur së bashku“.
Ish-çifti u takua në vitin 2002 dhe shpejt u fejuan, por e anuluan fejesën në vitin 2004 dhe ndoqën rrugë të ndara.
Këngëtarja u martua me Marc Anthony, me të cilin solli në jetë binjakët, Max dhe Emme, ndërsa Affleck u celebrua me Jennifer Garner, me të cilën ka tre fëmijë, Violet, Seraphina dhe Samuel.
Lopez dhe Affleck u ribashkuan në vitin 2021 dhe u martuan në një ceremoni private në Las Vegas në korrik 2022. Një muaj më vonë, ata mbajtën një ceremoni të dytë në Georgia, ku morën pjesë miq dhe familjarë.
Megjithatë, dy vjet më vonë, vendosën të ndaheshin, me Lopez që paraqiti kërkesën për divorc duke përmendur ” dallime të papajtueshme“.
Filmi i ardhshëm i Jennifer Lopez, “Kiss of the Spider Woman”, është prodhuar ekzekutivisht nga Affleck përmes kompanisë së tij të prodhimit Artist Equity, të cilën e themeloi me Matt Damon.
Gjatë premierës në Nju Jork, Affleck foli me shumë respekt për Lopez, duke e quajtur atë “të pabesueshme ” dhe vlerësoi regjisorin Bill Condon për punën e tij.


