18 Maj, 2024

Jennifer Lopez dhe Ben Affleck, dy të huaj në të njëjtin qytet! Çifti drejt divorcit dy vite pas martesës, secili duke kërkuar për një shtëpi tjetër


Thashethemet po qarkullojnë se Jennifer Lopez  dhe Ben Affleck  janë në prag të divorcit. Edhe pse ata u panë pas 47 ditësh së bashku në një event në Los Angeles për të mbështetur fëmijët e tyre, raportohet se çifti tashmë jetojnë në shtëpi të ndryshme. 

ben

Pak ditë më parë ylli latin është fotografuar duke kërkuar një shtëpi në Los Angeles, ndërsa në të njëjtën kohë burime të Page Six raportojnë se edhe Ben Affleck gjithashu është në kërkim të një banese të re.

Aktori u kap nga paparacët duke drejtuar makinën e tij sportive në lagjen e pasur Brentwood të Los Angeles, Kaliforni, ku siç raporton TMZ, ai ka qëndruar në një shtëpi gjatë natës. Megjithatë, në foto 51-vjeçari mbante unazën e martesës.

Ndërsa JLo ka qëndruar në shtëpinë në Brentwood gjatë javëve të fundit. Ish-gruaja e Ben Affleck, Jennifer Garner, gjithashtu jeton aty pranë.

54-vjeçarja është fotografuar duke parë një pronë në Los Anxhelos të martën, por sipas një burimi thuhet po kërkonte vetëm një pronë thjesht për qëllime investimi.

Çifti u martuan në Las Vegas në korrik 2022 dhe raportohet ser po kalojnë një krizë të madhe në martesën e tyre dhe një divorc është në rrugë e sipër.

Thashethemet për divorcin nisën kur Lopez mori pjesë e vetme në Met Gala javën e kaluar.
Një burim tha për TMZ se Affleck nuk ishte në gjendje të shoqëronte gruan e tij sepse ishte i zënë me xhirimet e “The Accountant 2” në të gjithë vendin.

© Panoramaplus.al