15 Mars, 2021

Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez nuk janë ndarë?! Ja ç’thanë në deklaratën e tyre të fundit për mediat


Lajmi se Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez janë ndarë pas dy vitesh fejesë, bëri bujë në media.

jennifer lopez (2)

Për ata që besuan se dashuria kishte mbaruar, ka një lajm të mirë, raporton “USA Today”.

jennifer lopez (4)

Sipas një deklarate të përbashkët, çifti thonë se nuk i kanë dhënë fund marrëdhënies së tyre, thjesht po përpiqen t’i rregullojnë gjërat.

jennifer lopez (3)

Të gjitha lajmet janë të pasakta. Ne po punojmë për disa gjëra,” lexohet në deklaratë.

jennifer lopez (2)

Deklarata u lëshua të shtunën, vetëm një ditë pasi shumë media të njohura kishin raportuar në mënyrë të pavarur se çifti kishte hequr dorë nga marrëdhënia e tyre. Këto raporte treguan se shkaku i ndarjes ishte biseda e Rodriguez me yllin e televizionit, Madison LeCroy, e cila i shtoi problemet që tashmë ekzistonin.

jennifer lopez (1)

Lopez dhe Rodriguez u fejuan në 2019-ën pas dy vitesh lidhje. Kishte plane martese për të dy, por ato u anuluan dy herë, si rezultat i pandemisë së koronavirusit. Dalja e tyre më e fundit në publik ishte inaugurimi i Presidentit Joe Biden.

jennifer lopez, alex rodriguez, madison lecroy (1)

© Panoramaplus.al