6 Shkurt, 2021

Jennifer Lawrence lëndohet nga shpërthimi i një xhami gjatë xhirimit të filmit “Don’t Look Up” (Foto)


Aktorja Jennifer Lawrence është lënduar gjatë xhirimit të filmit “Don’t Look Up” në juglindje të Massachusetts, shkruan “Deadline”.

jennifer lawrence (1)

Incidenti ndodhi për shkak se një shpërthim i planifikuar në orët e para të mëngjesit të së premtes shkoi keq.

Si pasojë e kësaj, një dritare qelqi në ndërtesën “Enterprise” është thyer dhe copat e tij e kanë dëmtuar aktoren afër syrit.

jennifer lawrence (3)

Burimet thanë se Lawrence është duke u rikuperuar pas incidentit, i cili mbylli filmimet atë ditë.

Filmi, “Don’t Look Up” i Netflix, me regji të Adam McKay, filloi xhirimet në nëntor, me protagonistë Lawrence, Leonardo DiCaprio, Timothée Chalamet, Chris Evans, Cate Blanchett dhe Meryl Streep. Të enjten në mbrëmje, xhirimi u zhvendos në Brockton, Massaxhusetts.

jennifer lawrence (2)

Një fotograf i “Enterprise” në skenën e xhirimeve të së premtes në mëngjes dëshmoi plagosjen, e cila ndodhi pasi një kosh plehrash u hodh në dritaren e ndërtesës.

Para lëndimit, Lawrence dhe Chalamet u panë duke filmuar një skenë në të cilën pikturuan me llak një dritare në të njëjtën ndërtesë.

© Panoramaplus.al