Jennifer Aniston ka festuar ditëlindjen e saj të 56-të dhe shoqja e saj më e mirë, Courteney Cox, e ka uruar me një postim në rrjetet sociale. Dy femrat i lidh një miqësi e thellë që nisi në serialin “ Friends” në të cilin ato luajtën.

Courteney Cox, duke dashur t’i dërgojë publikisht urimet e saj, ka bërë një postim në llogarinë personale në Instagram. Aktorja ka publikuar një foto të tyre së bashku me një mbishkrim në të cilin ka shkruar fjalët më të mira për shoqen e saj.

Ajo e cilësoi atë si “personin më bujar, më të talentuar dhe më besnik” që ka takuar ndonjëherë, ndërsa theksoi se ajo është me fat që e ka në jetën e saj.
“Gëzuar ditëlindjen mikes time të përjetshëm. Nuk kam pasur kurrë një mikeshë më bujare, më të dashur, të bukur, të talentuar, qesharake, besnike, se ty. Ndihem shumë me fat që u rrita me ty.”
Jennifer Aniston është përgjigjur në një koment nën postim, duke shprehur gjithashtu dashurinë e saj për Courteney Cox. “Të dua, Koks im i ëmbël”, shkruan ajo.
© Panoramaplus.al
