30 Janar, 2018

Jeni në pritje të koncertit të Elvana Gjatës? Është një datë shumë e veçantë për këngëtaren


Ka më shumë se një vit që këngëtarja Elvana Gjata është larguar nga Shqipëria, për të krijuar karrierën e saj muzikore edhe jashtë vendit.

Gjatë kësaj kohe, Gjata ka qëndruar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ajo ka publikuar klipin e parë në anglisht “Forever is Over” me David Guettën, një ndër artistët më të famshëm në botë.

Ndërkohë pak kohë më parë, Elvana solli edhe një version akustik të kësaj kënge, duke rikonfirmuar edhe njëherë aftësitë e saj vokale. Ndërsa në rrjete sociale e kemi parë gjithnjë e më aktive me sete fotografike, momente udhëtimesh dhe takimesh, duke treguar se Elvana nuk humb asnjë sekondë për të realizuar qëllimet dhe ëndrrat e saj.

Por tani këngëtarja e dashur për publikun shqiptar është rikthyer në vendlindje. Ajo do të mbajë një koncert recital në Tiranë. “GazetaExpress” shkruan se data e koncertit do të jetë më 3 shkurt, pikërisht kur Elvana ka edhe ditëlindjen.

© Panoramaplus.al