Një lojë ngacmuese si “E vërtetë apo sfidë” mund të jetë një mënyrë e mirë për të njohur njëri-tjetrin.

Ja disa pyetje:
- Cila ka qenë gjëja më e mirë dhe më pak e mirë gjatë fëmijërisë/rritjes suaj?
- A keni ndonjë pendim të madh për të cilin mendoni akoma ndonjëherë?
- Nëse do të mund të flisnit vetëm me një anëtar të familjes për pjesën tjetër të jetës tuaj, kush do të ishte?
- Si ishte puthja juaj e parë?
- Cili është takimi më i keq në të cilin keni qenë ndonjëherë?
- Cila është gënjeshtra më e madhe që keni thënë?
- Cili është personi që keni si model në jetë?
- Cila është gjëja më e sikletshme që të ka ndodhur?
- A keni vjedhur ndonjëherë diçka?
- Cili është vendi/momenti kur keni bërë më shumë qejf?
- Kur është hera e fundit që keni qarë?
- Cila është gjëja më skandaloze që keni bërë ndonjëherë?
- Cila është fantazia juaj seksuale më e egër?
- Kush ka qenë personi i famshëm që keni pasur fiksim?
- Cila është pasiguria juaj më e madhe?
- A jeni arrestuar ndonjëherë?
- Cila është gjëja që njerëzit kuptojmë më keq në lidhje me ty?
- Ku është vendi më i çuditshëm që keni bërë seks?
- Cili është një zakon/ves i turpshëm që keni?
- Çfarë të tërheq më shumë te personi që ke përballë?
- A keni lënë ndonjëherë dikë tjetër të futet në telashe për diçka që e keni bërë ju?
- Cila është gjëja më e sikletshme që bëni rëndom?
- A keni rënë ndonjëherë në dashuri me dikë, por s’mund të ishit me të?
- Cila është gjëja më e çuditshme që keni bërë në publik?
- Për çfarë jeni më shumë mirënjohës?
© Panoramaplus.al

