Këngëtarja Duffy ka folur hapur rreth një përvoje katër javore ku ajo pretendon se është droguar në shtëpinë e saj, është përdhunuar dhe më pas dërguar jashtë vendit.

Kjo është hera e parë që këngëtarja jep detaje nga përvoja e tmerrshme.
“Përdhunimi është si një vrasje por jeton, ju jeni gjallë por keni vdekur,”- shkroi ajo. “Gjithçka që mund të them është se u desh një kohë jashtëzakonisht shumë e gjatë, ndonjëherë më dukej sikur s’do mbaronte, për të mbledhura copëzat e coptuara tek unë.”
Duffy kishte albumin më të shitur në Mbretërinë e Bashkuar të vitit 2008 dhe fitoi tre Brit Aëards dhe një Grammy.
Por u zhduk psi publiku albumin e saj të dytë në vitin 2010.
Rrëfimi i saj dytë në rrjetet sociale, ku nuk identifikon përdhunuesin e saj, vjen një muaj pasi ajo publikoi detajet e para.
“Ishte ditëlindja ime, u drogova në një restorant, u drogova për katër javë dhe më pas u dërgova në një shtet të huaj. Nuk mbaj mend të kem hipur në aeroplan por isha futur në pjesën e pasme të një automjeti. Më futi në një dhomë hoteli dhe më përdhunoi. Nuk e di se si kisha forcë t’i duroja ato ditë, ndjeva praninë e diçkaje që më ndihmoi të qëndroja gjallë,”– u shpreh këngëtarja.
Ajo shpjegoi se udhëtoi sërish në Britaninë e Madhe me sulmuesin e saj por e dinte se jeta e saj ishte në rrezim pasi ai e kishte kërcënuar për ta vrarë.
“Nuk u ndjeva e sigurt për të shkuar në polici. Ndjeja se nëse ndonjë gjë do shkonte keq do isha e vdekur. Ai do më kishte vrarë. Nuk mund të rrezikoja apo që të gjitha lajmet të flisnin për atë që më ndodhi mua,”- shtoi Duffy.
Më pas u shpreh se ishte rreziku që të bënte vetëvrasje.
“Nuk pashë asnjë njeri për disa javë dhe mbeta vetëm. Duke u fshehur dhe duke mos folur po lejoja që përdhunimi të më bënte shoqëri.”
Këngëtarja u shpreh se mori në konsideratë ndryshimin e emrit dhe pamjes e të zhdukej për të jetuar në një vend tjetër.
“Mendova se publikimi i historisë sime do të më shkatërronte plotësisht jetën, por në fakt fshehja e historisë sime po e shkatërronte jeten time më shumë. Mendoj se fakti që nuk këndoja po më vriste mua. Kështu që unë duhet të jem e fortë dhe të përballem me të gjitha frikërat e mia. Kam kuptuar që nuk mund ta fshij veten time, jetoj në qenien time kështu që duhet të jem plotësisht e sinqertë dhe të kem besim tek rezultati. Tani mund ta lë këtë dekadë.”
© Panoramaplus.al
