18 Tetor, 2021

“Jemi tejngopur me histori të djemve të këqinj dhe vajzave eskortë në kërkim të partnerit”/ Eni Shehu rrëfen aventurën e re si drejtues i “Love Story Talk”


Pasi e kemi parë me protagonizmin e tij si aktor kryesor në filmin “Ndërkombëtarët”, dhe atë të të ftuarit kampion në “Nuk është karantinë”, Eni Shehu po përgatitet të shfaqet përditë në ekran si drejtues i “Love Story Talk”.

eni shehu (12)

Nuk e ka gjetur ende princeshën e tj, por si pjesë e produkionit të “Love Story 2” do të marrë të gjitha përgjigjet e munguara për zgjedhjet e duhura dhe të gabuara, ata që bien në dashuri dhe të tjerë që mjaftohen me njohjet, për refuzuesit apo të refuzuarit, për puthjet për lojë dhe ato reale, e gjithçka tjetër që mund t’i ndodhë në ekran një princi dhe një princeshe të kohëve moderne.

Për “Panorama Plus”, Eni bën rrëfimin e tij për një tjetër aventurë televizive që i është besuar nga Vera Grabocka dhe Alketa Vejsiu, kësaj here me fjalën kyçe “dashurinë”.

eni shehu (9)

Je gati për të filluar një eksperiencë të re në televizion, pasi do të jesh në krye të “Love Story Talk”. Është formati që të inspiron dhe si mund të shndërrosh në një telenovelë televizive, ku publiku mezi pret të shohë serinë e radhës?

Në fakt, “Love Story Talk” është menduar dhe po punohet pa pushim që t’i ofrojë publikut jo vetëm formë (personazhet janë yje), por dhe përmbajtje. Me pak fjalë, të mbërthejë shikuesit me prurjet e reja të sezonit.

Janë këta të rinj, të cilët kanë mbi 5 muaj që kalojnë nga audicionet nëpër intervista me producentët dhe autoren e programit Ilda Lumani dhe tashmë që kasti është finalizuar, kemi mundësi të imagjinojmë si mund të zhvillohen historitë, pëlqimet apo xhelozitë. Personalisht, më japin frymëzim dhe mjafton të sjellin në ekran freskinë dhe energjinë rinore… dhe dashuria do të shpërthejë!

eni shehu (7)

Gjithmonë je pjesë e projekteve të Alketa Vejsiut dhe Vera Grabockës, po si ua ke fituar ti zemrat?

Besoj se puna dhe kreativiteti im. I marr projektet me seriozitet të madh. Vera dhe Alketa janë të suksesshme pikërisht për këto cilësi, dhe nuk bëjnë kompromis.

eni shehu (6)

Luftë e madhe po bëhet për sa më shumë klikime e audiencë. Ti ke një strategji për ta bërë shumë të ndjekur programin tënd që do të jetë përditë në ekran?

Për këtë program po punohet prej muajsh dhe unë kam lënë pas çdo angazhim tjetër, duke iu përkushtuar së bashku me stafin dhe Verën, që eshte mentorja e ketij projekti, deri detajeve më të parendesishme në dukje.

Nga ana tjetër, “Tv Klan” ka investuar dhe na suporton maksimalisht. S’besoj se ka nevojë për një strategji kur gjithë energjia ështe e fokusuar te puna. Të jeni të sigurt që produkti do të jetë cilësor, jo vetem për klikime.

eni shehu (3)

Këtë edicion do të ketë një princ dhe një princeshë në fron në kërkim të dashurisë mes kastit me 10 vajza dhe 10 djem. Për ty si duhet të jetë mashkulli ideal dhe femra ideale për princ dhe rinceshë të kohëve moderne?

Ahhh, kjo ndoshta është pika ime më “e dobët”! S’di t’i ndaj konkurrentët, të vendos njerin apo tjetrin. Jam gjithmonë ose i vetëm, ose në minorancë kur bëhen votime në staf, në lidhje me princin dhe princeshën.

Janë karaktere të ndryshëm dhe me nuanca të veçanta që mua më godasin në momente të caktuara. Nuk di të jap një vendim, sepse të gjithë personazhet janë simpatike. Dhe e rëndësishme, përfaqësues të rinisë shqiptare.

eni shehu (2)

A mund të jetë princ një djalë i keq, që pëlqen armët, makinat e shtrenjta dhe lëndët narkotike dhe një vajzë që ka punuar eskortë, për shembull, dhe vendos të gjejë partnerin në televizion?

Po mund të jenë, por jo në “Love Story”! Di që kriteret për të qenë pjesë e kastit kanë qenë shumë strikte, rigoroze. Madje as janë afruar tipa të tillë. Jemi tejngopur me ato histori!

eni shehu (1)

Nëse do ishe ti princi i një gare të tillë, si do i menaxhoje të gjitha femrat që do donin të lidheshin me ty dhe mbi ç’baza do e zgjidhje më të mirën?

Ahhh, ta dija mbi ç’baza, e kisha zgjedhur deri më tani…! Përtej shakasë, unë mendoj që ky format të jep shansin të njohësh dhe pse jo të dashurohesh me një person të përzgjedhur.

Sot e kësaj dite është shumë e vështirë të njohësh njerëz të vërtetë. Besoj se në praninë e kamerave do të ishte më e lehtë për një person të tregohej i sinqertë. Për mua ky do ishte çelësi.

eni shehu (14)

Si aktor në profesion, mundesh të dallosh një puthje për lojë në “Love Story” nga një puthje me ndjenjë?

Besoj se nuk është ndonjë qamet të luash me puthjet. Për të bërë xheloz dikë, ose për të përfituar nga ndonjë situatë, besoj se të gjithëve u ka ndodhur. Qëllimi është të shohim romanca dashurie dhe puthje të vërteta.

eni shehu (10)

E ke ndjekur “Love Story 1″dhe ç’koment do të bëje për Saimir Kasemin, i cili u gjykua për puthjet që sipas shikuesve i shkëmbente pa problem me vajzat, njësoj si pirja e kafes?

“Love Story 1” ishte historia e Saimirit që vinte nga Gjermania me tjetër mentalitet. Ndoshta ai ishte stili i tij për të testuar dashurinë. Sivjet është krejt tjetër format. Janë kaq shumë karaktere sa s’besoj se do të ngelet te puthja testimi i dashurise.

eni shehu (11)

E si gazetar të shijon më shumë të ngacmosh njerëz të famshëm me pyetje apo ata të panjohur dhe pse?

Kohëve të fundit kam kureshtje për njerëzit e thjeshtë. Historite e të famshëmve jane bërë shumë të zakonshme, i dimë të gjithë.

eni shehu (4)

Cila është pyetja që do t’i bëje një vajze të lënduar nga refuzimi dhe pyetja me të cilën do të gozhdoje një refuzues të pamëshirshëm?

Refuzimi ndaj një vajze, aq më tepër në televizion, është një moment delikat. Nuk e di, thjesht do e suportoja për ta kaluar atë situatë. Një refuzues i pamëshirshëm duhet të mendohet mirë, sepse programi ofron një larmishmëri karakteresh dhe nëse nuk i mbushet mendja, besoj do ishte problemi i tij/i saj. Për çfarë ke ardhur këtu?! Ose duhet t’u japë përgjigje dy opinionistëve të pamëshirshëm!

Nga Klotilda Harka

© Panoramaplus.al