Këngëtarja e njohur shqiptare, Rina Balaj është një ndër artistet më gtë dashura nga publiku e cila po korr suksese të n jë pas njëshme në estradën muzikore.

Disa muaj më parë ajo është ndarë nga partneri, reperi i njohur Sin Boy, ndërsa së fundmi gjatë një interviste për “Artistët Shqiptarë” ka folur edhe për marrëdhënien dhe ndarjen e bujshme me ishin e saj.

Rina tregoi se pasi është ndarë ata janë rikthyer edhe një herë së bashku për ta provuar, por lidhja e tyre nuke ci dhe u ndanë sërish duke përfunduar çdo gjë që kishin së bashku.
“Jam beqare. Para disa muajsh jemi rikthyer pasi jemi ndarë për ta provuar edhe njëherë por nuk na eci dhe jemi ndarë tani dhe jam ‘single’, po merrem vetëm me projektet muzikore dhe s’kam kohë”– tha këngëtarja duke treguar se mes çiftit çdo gjë ka mbaruar dhe akoma nuk ka nisur një lidhje të re dashurie pasi është e fokusuar plotësisht tek karriera muzikore.





