13 Nëntor, 2020

“Jemi munduar shumë që …”- Nora Istrefi flet për ndarjen nga Robert Berisha dhe tregon si e përjetoi Renee


Ndarja e Nora Istrefi dhe Robert Berishës është komentuar mjaft në media. Çifti, prindër të një vajze, i dhanë fund martesës së tyre disa vjeçare, ndërsa nuk kanë treguar arsyen e këtij vendimi.

Megjithatë çifti kanë mbetur shokë me njëri-tjetrin për hir të Renee dhe kanë një marrëdhënie të mirë së bashku.

Gjithashtu, gëzojnë respekt të ndërsjellët dhe këtë e tregojnë gjithmonë në intervista.

Së fundmi, Nora Istrefi e pyetur për ndarjen u shpreh se po mundohet së që bashku me Robert Berishën ta menaxhojë mirë, që vajza e tyre të mos e ndjejë këtë problem.

Ajo tha se të dy janë të përkushtuar ndaj Renee dhe kanë marrë përgëzime prej miqve  për menaxhimin e situatës.

Ndërsa rrëfeu se Renee e do shumë babain e saj, por është më shumë e lidhur me këngëtaren, duke shtuar se s’mund të rrinë pa njëra-tjetrën.

“Renee është shumë e mirë, është fëmijë jashtëzakonisht i mirë. Kur rri 2-3 ditë larg saj më kap sikleti. Babain e vet e do shumë, por me mua është më e lidhur. Nuk mund të rrimë pa njëra-tjetrën. Po mundohemi ta menaxhojmë shumë mirë, u jemi përkushtuar të dy shumë që ajo të mos e ndjejë atë çështje, atë problem. Kam marrë komplimente prej shoqeve, prej njerëzve që sa mirë e kemi menaxhuar. Shpresoj të jetë ashtu, jemi munduar shumë. Uroj që të gjithë prindërit të dinë ta menaxhojnë mirë,”- tha Nora Istrefi.

/Panoramaplus.al

© Panoramaplus.al