Bes Kallaku, aktori i njohur dhe Erion Isai tashmë Kryebashkiak i Ersekes, kanë aktruar në role së bashku për vite me radhë.

I ftuar në postcastin “N’SPAK” moderatori e pyet Erionin nëse ka pasur ndonjëherë hatërmbetje mes dy aktorëve dhe ku ky i fundit është përgjgjur se nuk kanë pasur asnjë zënkë në 19 vite shoqëri.
Moderatori: Nuk jeni zënë me Besin, se ç’dolën ca fjalë kështu…
Erion Isai: Kurrë! Unë me Bes Kallakun, 19 vjet nuk kemi pasur hatërmbeteje një herë. Kjo është për meritë të Besit se unë jam gërnjar sa të duash.

Moderatori i kërkoi që ta telefononte Besin dhe pasi ky i fundit u përgjigj, Erioni i bëri me dije se ishin në transmetim dhe më pas e pyeti nëse ka patur zënka mes tyre. Edhe këtë herë Besi nuk e kurseu përdorimin e humorit.
Erion Isai: 19 vjet, a jemi zënë ndonjëherë o zemra?
Bes Kallaku: Po, jemi kapur njëherë prej flokësh te ato, te Instagram-i.
Erion Isai: Sapo thashë në intervistë që as hatërmbetje s’kemi pasur ndonjëherë, por kjo është meritë e Bes Kallakut se të ishte për mua ishim zënë nja 100 herë me këtë natyrë që kam.
Bes Kallaku: Jo more jo! Është meritë e dy shpirtrave të pastër me njëri-tjetrin.

Kujtojmë që Besi dhe Erioni kanë aktruar në programin Portokalli, rolet që ata kanë luajtur së bashku kanë qenë të shumta, përveç kesaj ata janë edhe miq të ngushtë në jetën përtej ekranit.


