27 Mars, 2021

“Je shkëmbi im, të dua pafund!”- Rudina Magjistari dhe bashkëshorti i saj festojnë 10 vite të lumtura krah njëri-tjetrit, moderatorja publikon foton e rrallë


Rudina Magjistari dhe bashkëshorti i saj, Xhavit Bajrami, kanë festuar dje 10-vjetorin e lidhjes së tyre të dashurisë!

rudina magjistari (4)

Moderatorja rrallëherë ndan imazhe me të apo edhe me të bijën në rrjete sociale, por dje bëri një përjashtim.

rudina magjistari (6)

Ajo ndau me të gjithë një foto ku shfaqej krah Xhavitit, teksa të dy buzëqeshnin përpara kamerës.

rudina magjistari (5)

10 vite bashkë! 10 vite të mrekullueshme dashurie e bekimesh. Gëzuar përvjetorin jeta ime, bashkëshorti më mbështetës, babai model e shoku më i mirë. Je shkëmbi im e mbështetja më e sigurt. Përgjithmonë! Të dua pafund, i shtrenjti im!”, ishin fjalët e Magjistarit dedikuar partnerit të saj.

rudina magjistari (1)

Rudina dhe Xhaviti u bënë prindër për herë të parë në vitin 2015, kur moderatorja solli në jetë Mian.

rudina magjistari (2)

Pak kohë më parë, Rudina kaloi edhe Covid-19, nga i cili u detyrua ta drejtonte emisionin e saj e izoluar nga shtëpia.

rudina magjistari (1) rudina magjistari (3) rudina magjistari (6)

© Panoramaplus.al