Aktori i mirënjohur, Julian Deda, ka ndarë me ndjekësit një moment mjaft emocionues në rrjetet sociale, teksa uron vëllain e tij, Mario Dedën, për ditëlindje.

Aktori ka shfaqur një foto me të vëllain ku duken të përqafuar me njëri-tjetrin dhe shumë të lumtur.

Krahas postimit Juli shkruan se vëllai tij meriton çmimin Nobel.
“Mario Deda, ma gëzofsh ditëlindjen. Je një vëlla për çmim Nobel! U bëfsh 100 vjeç, vëllai im i vogël, por me zemër të madhe. Zoti ta bekoftë familjen. Të dua fort…,” shkruan Deda ndër rreshta.

Kujtojmë që Mario producent dhe Juli aktor, janë djemtë e aktorit të mirënjohur Zef Deda, i cili ndrroi jetë disa muaj më parë.
Të dy ata e kanë përjetuar shumë ikjen e babait të tyre duke e shfaqur shpeshëherë më dedikime për të në rrjetet sociale.

© Panoramaplus.al

