18 Janar, 2021

“Je në moshë të pjekur e nuk të ka hije…”- Pas këshillave të nënës, Stresi zë mend: Jam rrit, nuk shaj më askënd


Rreth tre ditë më parë, reperi i njohur Stresi paralajmëroi të gjithë ish-miqtë se do iu bëjë një “diss” të fortë.

Ai u shpreh se kënga “Po foli i fundit” nuk iu dedikonte kundërshtarëve por njerëzve të tij që e kanë tradhtuar.

Në videot e publikuara nga reperi, nuk mungonin as të sharat.

Personi i parë që reagoi pas përdorimit të fjalorit banal nga ana e stresit ishte nëna e tij, e cila i dërgoi një mesazh ku i kërkonte që të hiqte dorë nga të sharat, pasi sepse është në moshë të pjekur dhe nuk i ka hije.

“Fillo nga pak të heqësh fjalorin e pistë dhe të sharat në story! Djali im, je në moshë të pjekur e nuk të kanë hije tash se ke sedër dhe zemër të madhe. Fillo zemra ime e mundohu me ndryshu pak!”- i shkroi ajo Stresit.

Dhe duket se ai ka zënë mend pas fjalëve të nënës së tij, pasi në një postim në Instagram ditën e sotme (18 janar) shkroi se nuk do bëjë më “diss-se” ndaj reperëve të tjerë, si edhe s’do përdorë më fjalor banal sepse “është rritur”.

“Mos pritni diss prej meje, as nuk shaj askënd, jemi rritur. Por meqë doni realitet, po realitet priteni ‘Po foli i fundit’,”– shkroi Stresi.

Stresi, emri i vërtetë i të cilit është Arkimed Lushaj, udhëtoi jashtë Shqipërisë, për t’iu shmangur policisë, pasi u shpall në kërkim për shkak të protestave të dhunshme, pas vrasjes së 25-vjeçarit, Klodian Rasha.

/Panoramaplus.al

© Panoramaplus.al