4 Nëntor, 2024

“Je mami më se*y në botë”- Bashkëshorti i Olta GIxharit surprizon aktoren teksa i shpreh dashurinë në një letër: Më ke zbukuruar jetën, je diamand që…


Aktorja e njohur Olta Gixhari së fundmi është surprizuar nga bashkëshorti i saj i cili i ka dërguar një letër nga larg.

E ftuar në një intervistë Oltës iu lexua letra e dërguar nga Dori, në të cilën ai shprehte vlerësimin dhe dashurinë që kishte ndaj saj.

E ndërsa moderatorja lexonte, Olta e emocionuar shprehej gjatë gjithë kohës “Jo s’ka mundësi! Ky nuk është Dori!”

Letra e bashkëshortit për Oltën:

Jeta ime,

Po të shkruaj këtë letër pas shumë kohësh që nuk shkëmbejmë mesazhe për ndjesitë tona, por flasim vetëm për përditshmërinë dhe çunat tanë.

Dua të të them se jam shumë krenar për ty dhe të dua gjithnjë e më shumë. Më ke zbukuruar jetën në çdo aspekt, e diamanti mbi të gjitha janë djemtë tanë.Ti je dashuria ime më e madhe, dhe ajo që më bën të ndihem si një adoleshent kur të kam pranë. Je forca ime në momente të vështira dhe gëzimi im në ditë të trishta. Je ajo që na mbush shtëpinë me hare edhe atëherë kur je e dërrmuar e pagjumë.

Ne jemi shumë të lumtur kur ti je në shtëpi, dhe mezi presim të kthehesh kur je larg.

Këto kohë kur ti po punon larg shtëpisë ne jemi me ty sepse ne jemi një familje dhe nuk ndahemi kurrë, edhe pse vështirësi na dalin para, nuk ka asgjë të na ndajë.

Je mami më seksi në të gjithë botën, je vetvetja”.

Para pak ditësh në një intervistë aktorja u shpreh se para se të mirëpriste në jetë fëmijët njerëzit i thoshin “Ti mami? Kurrë!”. Aktorja theksoi se fjalët e “vrisnin”, por shtoi se “mëmësia është e vetmja gjë që mua më bën të mos fluturoj”.

E kam parë veten mami, gjithmonë, sepse unë e dija brenda veten sesi isha. Askush nuk më besonte se do të bëhesha mami, ma thoshin me vulgaritet. Ti do të bëhesh mami? Jo kurrë. Edhe unë qeshja, okej, por më vriste shumë brenda vetes. Thosha sa sipërfaqësorë që janë, se unë jam dhe shumë e ndjeshme. Mëmësia është e vetmja gjë që mua më bën të mos fluturoj”, tregoi Olta Gixhari.

Ndër të tjera, aktorja rrëfeu edhe periudhën kur braktisi Shqipërinë për Spanjën duke shitur biznesin e saj dhe duke u larguar nga teatri.

Ka qenë një periudhë shumë e vështirë, hoqa dorë nga gjithçka, shita biznesin, u shkëputa nga teatri, lash projektet që kisha dhe shkova të jetoja në Spanjë ku brenda 24 orësh isha një grua shtatzënë, pas disa muajsh isha një nënë me një bebe që vetën qante, po shkalloja!”, tha ish-banorja e BBV.

Aktorja foli edhe për marrëdhënien me bashkëshortin ku theksoi se ai e mbështet gjithmonë pavarësisht është dakord apo jo me mendimin e saj.

“Është njëri që nuk të ndërhyn në liri, nuk të ndërhyn në zgjedhje, ai të thotë ‘okay unë mendoj kështu, por ti vepro si të jetë më mira për ty’. Por, nëse ai nuk me jep fjalën finale, unë nuk vazhdoj dot, e ka këtë fuqi tek unë. Ai është mashkulli ideal që do të donte çdo grua”, u shpreh  Gixhari në një intervistë.

Kujtojmë që Olta u bë pjesë e Big Brother Vip2 ku krijoi mjaft polemika si kundërshtarja më e fortë e Luiz Ejllit (fituesit të atij edicioni), u diskutua se do të ishte një ndër finalistet, mirëpo ajo doli me dëshirën e saj nga “reality show” vetëm pak ditë para finales së madhe.

© Panoramaplus.al