Mbrëmjen e djeshme ka qenë premiera e ‘Falco’, filmit të parë të aktorit Bes Kallaku.

Kanë qenë dy gëzime në një ditë për aktorin sepse përveç premierës, ka festuar edhe ditëlindjen e tij të 34.
Xhensila ka gjetur një mënyrë mjaft të veçantë për ta uruar njeriun e zemrës. Ajo ka postuar në rrjetet sociale një foto të Ajkës e cila ka veshur një bluze ku shkruhet “Suksese Falco”. Postimin këngëtarja e ka shoqëruar me një urim shumë të veçantë për Besin.

“Bekimi yne, sa shume e falenderoj Zotin per ty . Je fat per kedo qe te ka pran. Sot ti me shume se kurr do deshmosh, qe me Zotin ne krah dhe besim tek Ai, me thjeshtesine, dhe perulesine, me zemren e paster qe kurre nuk lendoi askend, do tregosh qe behen gjera te medha edhe pa shkelur mbi njerez e pa shkelur mbi vlera e moral. Edhe 100 krijimtari si kjo qe do sjellesh sot. Une dhe Ajka do jemi gjithmon fanset qe do te duam perjete”, shkruan ajo.


© Panoramaplus.al

