4 Mars, 2020

“Je fasadë, laj borxhet…”- Jonida Maliqi i kthehet ish mikeshës së saj: Bëhu njeri i mirë, urrejtja nuk është gjëja më e rrezikshme por …


Blogerja Alba Danaj i habiti të gjithë me deklaratën e saj ndaj ish mikeshës Jonida Maliqi.

Pasi këngëtarja, duke folur për modën, tha se nuk do shpenzonte kurrë para për çanta të vogla, Danaj iu kthye ashpër.

Ajo e quajti fasadë dhe i kërkoi Jonidës të lante borxhet e pastaj të komentonte çantat.

“Hahahaha në fakt u këpute duke blerë të mëdhaja. Laj borxhet e atyre që ke mi fasadë pastaj fol e komento për çanta. Mjerë në duar të kujt ka ngelur opinioni për modën,”– shkroi Danaj.

Mirëpo, komenti i saj nuk ka mbetur pa përgjigje nga ana e këngëtares.

Në disa postim në Instagram, Jonida i quajti gënjeshtra deklaratat e ish mikeshës së saj.

“Urrejtja nuk është gjëja më e rrezikshme, indiferenca është,”– shkroi këngëtarja në një postim.

Ndërsa në një tjetër u shpreh: “Fjalët e tua nuk kanë asnjë kuptim kur veprimet e tua tregojnë të kundërtën.”

Jonida i kërkoi blogeres që të mendohej para se të fliste.

“Përpara se të flasësh mendo a është e vërtetë ajo që po thua, a është inspiruese dhe a është nevojshme”-shtoi këngëtarja.

Duke i uruar natën e mirë, ajo shkroi: “Bëhu njeri i mirë.”

© Panoramaplus.al