11 Nëntor, 2023

“Je fallco, sikur gjoksi im”- Pas keq mes banorëve, Edona James si le gjë pa thënë konkurentit të “Big Brother Vip”


Surprizat, debatet dhe zënkat mes konkurentëve të “Big Brother Vip Kosova” nuk kishin të mbaruar mbrëmjen e djeshme gjatë primet të këtij spektakli.

Një ndër ta ishin edhe transgjinorja Edona James me Gani Gërminë, i cili e kishte ofenduar atë një ditë më parë.

E teksa situata u agravua mes dy banorëve, në një moment Edona i tha Ganiut që është po aq fallco sa gjoksi i saj.

 “Sikur gjoksi im, ti je ‘fake’. Aq sa kam unë gjoks, ti je ‘fake’”– tha konkurentja.

Edona tregoi që është shumë e acaruar me Ganiun pasi ky i fundit i ka thënë asaj ‘vdiqsh’, dhe kjo fjalë e ka prekur shumë atë.

Është fake sepse atë ditë gjatë primet më tha mua vdiqsh dhe tani më tha të puthsha duart. Ky për mua është një ofendim shumë i rëndë dhe kjo gjë po të ndodhte në ‘Big Brother Vip Gjermani’ do të eleminohej menjëherë.”– tha transgjinorja

© Panoramaplus.al