1 Maj, 2020

“Je e vdekur”- Pas kërcënimit me jetë flet këngëtarja shqiptare: Është bërë e padurueshme dhe e rëndë


Këngëtarja e njohur Eliza Hoxha ka rënë pre e kërcënimeve. Pak ditë më parë ajo bëri një postim ku publikoi një koment që e kërcënonin me jetë.

Politikania kosovare u shpreh se kjo nuk është hera e parë që kërcënohet por e publikoi sepse sipas saj situata është bërë e padurueshme.

Eliza u shpreh se kritika ka pasur shumë që prej kohës që u fut në politikë, por ky koment ishte i një natyre komplet tjetër.

“Nuk është hera e parë. Kritika ose bullizëm kemi jashtëzakonisht shumë të shprehur në Facebook dhe media të tjera sociale, duke qenë se jemi edhe persona publikë. Por kjo është bërë e padurueshme.

Prej 1 vit e një muaji që kur unë kam filluar të merrem me politikë, nuk kam folur dhe jam mundur të mos përzihem e të mos përfshihem. Zemërgjerësia ime ka duruar për 1 vit e një muaj shumë ngacmime të ndryshme. Por kjo ishte e një natyre tjetër. Kur e verifikova personin thashë është koha ta bëj publike sepse nuk po ndahet dhe po bëhet më e rëndë,”- tha Eliza e ftuar në emisionin “Ftesë në 5”.

 

 

Në postimin në Instagram, ku postoi edhe komentin këngëtarja u shpreh se ky është pasqyrim i shoqërisë ku po jetojmë.

“Pasqyrë shoqërore kosovare! Që kur kam hyrë në politikë përditë marr ofendime publike dhe në inbox kot më kot. Liria me lincu edhe me stigmatizuar në Kosovë është aq e jashtëzakonshme saqë kalon në shkelje, abuzim dhe kërcënim të tjetrit. E gjitha kjo në emër të lirisë së mendimit dhe veprimit. Kur kësaj ia shton faktorin gjinor, ky presion dhe kjo luftë është edhe dy herë më e egër,”– shkroi këngëtarja.

/Panoramaplus.al

© Panoramaplus.al