16 Janar, 2024

“Je bërë dajë!”- Përlotet banori i “Big Brother VIP”, merr surprizën e bukur nga motra e tij me një videomesazh


Zhvillime të shumta ka pasur mbrëmjen e kaluar në “Big Brother VIP Kosova” 2, ku mes shumë dramave, debatesh e ngjarjeve që u diskutuan mes banorëve, ka pasur edhe një surprizë mjaft të bukur për njërin prej tyre.

Blerando ka marrë një videomesazh nga motra e tij, e cila i ka treguar se ai tashmë është bërë dajë, pasi ajo ka sjelle në jetë fëmijën e saj.

Teksa shihet videon ku shfaqej e motra bashkë me foshnjën ne krah, Blerando është përlotur.

E motra po ashtu i ka treguar mbështetjen, duke i thënë ta vazhdojë lojën pasi po i afrohen fundit.

Blerando është një prej banorëve që i është bashkuar BBVK që në natën parë dhe pëlqehet mjaft shumë për lojën dhe strategjitë që ka zhvilluar brenda.

Kujtojmë se konkurrentet në “Big Brother VIP Kosova” 2,  garojnë për çmimin e madh prej 200 mijë eurosh.

 

© Panoramaplus.al