22 Janar, 2020

“Je bërë budalla nga një femër, ajo është një copë …”, Stresi i kthehet keq ndjekësit që i ofendoi Kejsin: Ktheje kokën mbrapa dhe …


Lidhja e dashurisë mes Stresit dhe Kejsit ka qenë në fokus të mediave rozë. Por çifti i dha fund marrëdhënies së tyre për arsye ende të paqarta.

Pavarësisht kësaj, ata nuk e mbajnë inate. Për më tepër e mbrojnë dashurinë e tyre dhe njëri-tjetrin ndaj çdo sulmi.

Pikërisht këtë gjë ka bërë Stresi, kur një prej ndjekësve i ofendoi rëndë ish të fejuarën e tij.

Ndjekësi e cilësoi Kejsin si një analfabete dhe se Stresi është bërë budalla duke shkruar pas saj.

“Aman o Arkimed je bërë budalla nga një femër. Ajo është një copë analfabete që s’di të formulojë fjali, ti ngele pas saj,”– shkroi ai.

Por reperi nuk ja ka përtuar, duke iu kthyer keq komentuesit.

“Ktheje kokën mbrapa dhe bëj gati listën e dasmës,”- i shkroi Stresi.

Reperi ka lënë të hapur mundësinë e rikthimit me ish të fejuarën e tij, ndërsa pak ditë më parë u raportua se ata ishin bashkë sërish.

 

© Panoramaplus.al