3 Qershor, 2025

“Je bekim!”- Konkurrenti i “Ferma VIP” surprizohet nga e dashura, merr letrën emocionuese nga ajo: Më mungon çdo çmenduri e jotja, mos e harro kurrë se…


Anduel Kovaci, një nga konkurrentwt e Ferma VIP, ka marrë së fundmi një letër prekëse nga partnerja e tij, Klea, e cila i ka shprehur dashurinë, mbështetjen dhe krenarinë që ndjen për të.

Letra, e cila lexohej nga vetë zëri i saj, ka emocionuar jo vetëm Anduelin, por edhe banorët e tjerë. Fjalët e Kleas ishin një përqafim i ndjerë me fjalë, në një moment kur Andueli tha se ka nevojë më shumë se kurrë për forcë shpirtërore:

“Jam krenare për ty… Ti je bekim për personat që kanë mundësinë të të kenë pranë. Vazhdo, ji vetvetja. Të mbështes në çdo hap dhe do jem suportuesja jote numër 1 gjithmonë…”

Përmes letrës, Klea rrëfeu gjithashtu se sa shumë i mungon partneri i saj dhe sa krenare ndjehet për mënyrën si ai po përfaqëson veten në fermë:

“Zemra ime është e qetë kur e di kush je ti. Më mungon çdo moment me ty, çdo çmenduri e jotja… mezi pres të të takoj dhe të vazhdojmë aventurat tona bashkë. Por do duroj edhe pak, se të pres me fitore, drita ime, ”  u shpreh ajo.

Andueli im jam krenare për ty, jam e lumtur që të gjithë kanë mundur të të njohin veç artistin që je edhe atë shpirtin e bukur që ke brenda. Ti je bekim për personat që kanë mundësinë të të kenë pranë. Vazhdo, ji vetvetja. Shijo çdo moment dhe dije që të mbështes në çdo hap dhe do jem suportuesja jote numër 1 gjithmonë. Zemra ime është e qetë kur e di se çfarë ndjen dhe kush je ti. Më mungon çdo moment me ty, çdo çmenduri e jotja dhe mezi pres të të takoj dhe të vazhdojmë aventurat tona bashkë. Por do duroj edhe pak se të pres me fitore drita ime. Uroj që kjo eksperiencë të jetë një bekim i madh për ty dhe për fermerët e tjerë sepse është një mundësi e bukur që vjen njëherë në jetë. Mos harro kurrë se zoti na i mban zemrat e lidhura fort dhe ai është bariu ynë. Të dua Andueli im! E vogla jote, Klea.

 

© Panoramaplus.al