25 Nëntor, 2024

“Je agresive”- Meri Shehu braktis studion pasi perplaset me ish-konkurrentet e Përputhen! Astrologia: Çfarë i keni dhënë për të pirë


Astrologia Meri Shehu, dhe ish-konkurrentja e Përputhen Alba Pollozhani, teksa kanë qenë të ftuara në një intervistë kanë pasur një përplasje së bashku.

E gjitha ka filluar nga një akuzë të cilën Alba ja ka bërë Merit ku e ka quajtur “agresive”.

Një deklaratë e cila e ka mërzitur astrologen dhe si pasojë ka sjellë largimin e saj nga emisioni.

“Një nga personazhet që kemi në studio, Meri Shehu, është një person shumë agresiv. I bën edhe njerëzit rreth e përqark ndoshta që të mos ndihen të lirë të flasin,” u shpreh Alba.

Pjesë nga debati:

Alba Pollozhani: Një nga personazhet që kemi në studio, Meri Shehu, është një person shumë agresiv. I bën edhe njerëzit rreth e përqark ndoshta që të mos ndihen të lirë të flasin.

MeriShehu: Isha objekt sulmi? Se nuk e kuptova. Më kë e kishte ti mi?

Pollozhani: Meri ti quhesh!

Meri Shehu: Moj i keni dhënë… Ça i keni dhënë? Pse jam agresive unë?

Alba Pollozhani: Me aq sa kam parë në televizor je agresive ti.

Meri Shehu: Më falni mua, por unë nuk marr pjesë. Faleminderit që më keni thirrur. Të ketë opinion (Alba) në shtëpinë e vetë, jo këtu.

© Panoramaplus.al