Ish-banori i “Big Brother VIP”, Gaz Ujkashi ka debatuar keq me producentin Eduart Deda gjatë emisioni “Ftesë në 5”.

Ndërsa në studio po analizohej loja e tij në këtë shtëpi, parukeri u shpreh se gjatë primet nuk janë publikuar të gjitha momentet më të bukura të tij.
I ftuari i tha Gazit që ishtë shumë lojëtar i mirë por kur thotë që është censuruar ai i humb të gjitha vlerat, ndërsa ish-banori u shpreh se ai nuk mund të flasë pasi ka nënshkruar një kontratë.
“Je shumë agresiv dhe shumë i palumtur sot. Ti duhet të jesh shumë i lumtur”- i tha i ftuari Gazit.
Pjesë nga debati:
Eduarti: Ti ishe lojtar i jashtëzakonshëm dhe shumë i mirë, por kur tu thua që në prime unë jam censuruar….
Gazi: Unë nuk e thashë këtë
Eduarti: Ti e the që nuk janë dhënë gjërat tuaja të bukura
Gazi: Në prime është parë e arsyeshme që të jepet një sherr
Eduarti: Po pra dhe gjërat e bukura nuk janë dhënë, kjo është censura
Gazi:Unë nuk mund ta them këtë që the ti, sepse unë kam një kontratë
Eduarti: Nëse ti ke kontratë dhe nuk e thua është problem jot, por mua më le të kuptoj se ty të është censuruar prime me këtë që ti po transmeton
Mos ja heq shkëlqimin kësaj eksperiencës tënde me këtë lloj energjie shumë të mirë
Gazi: Çfarë?
Eduarti: Je shumë agresiv dhe shumë i palumtur sot. Ti duhet të jesh shumë i lumtur
Gazi: Ku e nxore këtë?
Eduarti: Me këtë po më transmeton ti mua
© Panoramaplus.al

