3 Mars, 2022

Java e Modës në Paris/ Me veshje transparente dhe provokuese, supermodelet Gigi dhe Bella “ndezin” pasarelën


Motrat Hadid, Gigi dhe Bella, kanë shkëlqyer në “Javën e Modës” në Paris këtë të enjte.

Dy supermodelet u shfaqën në pasarelë duke sfiluar për “Corpeni” ku morën të gjithë vëmendjen.

25-vjeçarja Bella Hadid i la pak vend imagjinatës e veshur me një futan të shkurtër në ngjyrë të zezë dhe totalisht transparent. Fustani ishte i dekoruar me disa gurë të argjendttë dhe i kombinuar me një palë çizme të zeza të gjata deri në gju.

Veshja mahnitëse kishte të çara anash që i nxirrinin në pah supermodeles, këmbët e tonifikuara. Bella dukej mjaft natyrale me një makeup të thjeshtë, ndërsa flokët i kishte stiluar të drejta.

Nga ana tjetër motra e saj e madhe, Gigi Hadid, ishte më elegante në një fustan ngjyrë rozë (baby pink) me një të çarë në të majtë. Veshja ishte e kombinuar me disa nyje në formë trëndafili dhe një palë taka të bardha.

© Panoramaplus.al