HollyJava e Modës në Paris nisi në Muzeun e Luvrit, ku organizoi darkën e saj vjetore gala, duke bashkuar disa nga emrat më të mëdhenj të modës dhe argëtimit.

“Le Grand Diner du Louvre” nuk ishte vetëm një mbrëmje mode, por edhe një ngjarje e madhe bamirësie, me të ardhurat e saj për restaurimin e muzeut dhe forcimin e programeve të tij edukative.
Ndër çiftet më të spikatur të mbrëmjes, David dhe Victoria Beckham lanë përshtypje me stilin e tyre. Victoria Beckham zgjodhi një fustan të zi, ndërsa David Beckham zgjodhi një kostum të qepur mirë dhe një shall të bardhë me thekë. Dizajnerja ndodhet tashmë në Paris përpara prezantimit të koleksionit të saj të ri, ku bashkëshorti i saj pritet ta mbështesë që në rreshtin e parë.

Gigi Hadid u shfaq me një fustan pa rripa të dekoruar me detaje në formë luspe ari dhe argjendi, që i nxirrte në pah siluetën e saj. Ajo ka pozuar jashtë piramidës ikonike të Luvrit.

Po aq mbresëlënëse ishte edhe Keira Knightley, e cila zgjodhi një fustan të zi me bust prej kadifeje, ajo u mbërriti në event e shoqëruar nga bashkëshorti i saj, James Righton.

Rosie Huntington-Whiteley ndoqi të njëjtën skemë ngjyrash, ajo u shfaq e veshur me një fustan me temina me një dekolte të hapur.

Eventi mblodhi gjithashtu emra kryesorë të modës, si Naomi Campbell, Tyra Banks, Ashley Graham, Michelle Yeoh, Barbara Palvin. Java e Modës në Paris është e fundit nga “katër të mëdha” javët e modës dhe pason ato të New York, Londrës dhe Milanos.








