Jason Derulo dhe e dashura e tij, Jena Frumes zbuluan vetëm para pak ditësh se do të mirëprisnin në jetë fëmijën e tyre të parë. Dhe tani çifti i famshëm, që janë në një lidhje prej 1 viti, kanë zbuluar gjininë e foshnjes.
Këngëtari ndau me ndjekësit pamjet nga festa madhështore e organizuar me miqtë dhe familjarët e tij në Bahamas ku ngjyra e fishekzjarreve që plaseshin tregoi se foshnja që do vijë në jetë është djalë.
“Është blu, është djalë”– bërtiste 31-vjeçari nga gëzimi.
Lajmi i bukur vjen vetëm tre muaj pasi këngëtari tha për Closer se dëshironte të kishte një fëmijë.
“Nuk jam njeri që nxitoj, por do të gënjeja nëse do thosha se kjo gjë nuk më kalon në mendje,”- u shpreh ai. “Ndërsa shikoj që të gjithë bashkëmoshatarët e mi kanë fëmijë dhe unë ende s’kam asnjë, e mendoj shpesh të bëhem baba.”
Ndërsa foli edhe për të dashurën e tij, teksa u shpreh se është një njeri i mrekullueshëm dhe argëtues: “Ne kemi lindur në të njëjtën ditë, kështu që jemi të ngjashëm.”
Derulo dhe modelja u lidhën pak para se të fillonte pandemia pasi u njohën në palestër dhe kur u izoluan së bashku ndjenjat e tyre për njëri-tjetrit u përforcuan.
“Kur kalon kaq shumë kohë me dikë ose e do, ose e urren,”– tha ai. “Kurrë nuk kam qenë në shtëpi që kur isha fëmijë. Udhëtoj shumë. Vitin e kaluar kam qëndruar rreth 60 ditë në shtëpi. Këtë vit kam qëndruar këtu gjatë gjithë kohës. Dhe nuk dua të jetoj sërish në atë mënyrë. Ka ndryshim midis të punuarit për të jetuar dhe realisht të kesh një jetë. Më janë hapur me të vërtetë sytë.”
/Panoramaplus.al
© Panoramaplus.al
View this post on Instagram





