15 Maj, 2021

Jasmina Kadriu rrëfen të vërtetën e ndarjes nga Andi Artani: Nuk jemi bashkë për shkak të…


Pas daljes nga “Për’puthen”, marrëdhënia e Andi Artanit dhe Jasmina Kadriut mori një tjetër rrjedhë.

jasmin kadriu andi artani (6)

Dyshja nuk ndiqen më në rrjete sociale dhe kanë fshirë të gjitha fotot që kanë pasur bashkë.

Pak ditë më parë Jasmina reagoi edhe nëpërmjet një statusi në Instastory, ku i kërkonte ndjekësve të mos e pyesnin më për Andin, sepse ai zgjodhi këngëtaren Diona Fona dhe e “braktisi” publikisht ish-konkurrenten.

jasmin kadriu andi artani (11)

Gjatë një interviste të zhvilluar mbrëmjen e djeshme tek “Glamour Zone”, Jasmina zbuloi se i kishte bërë një dhuratë shumë të madhe Andit dhe ai nuk e kishte vlerësuar atë.

jasmin kadriu andi artani (4)

Ajo tha se i kishte sjellë vëllain nga Amerika për t’ia bërë surprizë, por ish-konkurrenti nuk e kishte përmendur askund këtë fakt.

jasmin kadriu andi artani (2)

Megjithatë, Andi ka reaguar nëpërmjet një postimi në Instastory, ku shkroi:

Unë veten e kom sjell nga Amerika dhe surprizën unë ja kom bo vëllaut tem, por megjithatë faleminderit që më ke marrë prej aeroportit”.

jasmin kadriu

Ndër të tjera, Jasmina tha se pas daljes nga programi, sjellja e Andit kishte ndryshuar shumë.

jasmin kadriu andi artani (12)

Marrëdhënia është prishur në një lloj mënyre që as unë nuk e kuptoj atë, as ai nuk më kupton mua. Nuk jemi bashkë dhe nuk është se është për mungesë të dëshirës time, por është për mungesë të dëshirës së Andit.

andi artani jasmina kadriu (4)

Me kalimin e kohës ndryshoi shumë. Nuk ishin gjërat njësoj pas daljes. Dilnim bashkë, por fjalët ishin të njëjta. Me veprime ishte kundra fjalëve, ndërsa me fjalët ishte ende në dyshim për marrëdhënien. Me veprime tregonte se më donte, ndërsa me fjalë nuk ishte njësoj”.

jasmin kadriu andi artani (8)

Ish-konkurrentja tha se nuk është penduar që doli çift me Andin nga “Për’puthen”, por pranoi se është zhgënjyer shumë prej tij.

andi artani jasmin kadriu (7)

Krisja mes ish-çiftit nisi kur Andi pranoi të ishte protagonist në videoklipin e këngëtares Diona Fona. Jasmina tha se nuk ka qenë në dijeni të këtij bashkëpunimi dhe gjithashtu gjatë qëndrimit në program ajo e shprehu hapur xhelozinë ndaj komenteve flirtuese që dyshja shkëmbenin në Instagram.

jasmin kadriu andi artani (9)

© Panoramaplus.al