Ish-banorja e “Big Brother VIP” Rike Roçi është cilësuar nga publiku si një ndër vajzat më seksi të këtij sezoni.

E teksa së fundmi ishte e ftuar në emisionin investigativ “Fiks Fare”, ajo tregoi se nuk është në një lidhje.
“Nëse do të viheshe përballë një çuni të bukur futbollist, a do ta zgjidhje që të bëheshe e plotë”- e pyeti gazetari, megjithëse Rike refuzoi sepse sipas saj futbollistët dëmtohen shumë shpejt.

“Futbollistët dëmtohen shumë shpejtë, un nuk dua njeri që dëmtohet”– u shpreh ajo.
Nga ana tjetër ish-banorja tregoi se kur del rrugëve të Tiranës djemtë janë shumë të uritur dhe gjithmonë i thonë që do ti hanë pjesë të ndryshme të trupit.
“Dal shumë pak herë në këmbë, dal gjithmonë me makinë, por më ka rastisur sa herë dal në këmbë, janë të uritur çunat, gjithmonë më thonë ‘të hënksha këtë, të hëngsha atë’, nuk e di nuk kanë bukë në shtëpi”– tha Rikja duke qeshur.


