Ka vetëm dy ditë që në media po qarkullon lajmi se aktorët Anna Lika Dhe Drilon Hoxha janë në një romancë.

Kjo, sipas aludimeve është një lidhje e fshehtë. Anna shihet shpesh në shoqërinë e aktorit sepse ata po punojnë bashkë në një projekt të ri për një projekt të ri të Drilonit, ku ajo do të ketë rolin kryesor.

Pas këtyre lajmeve, Anna ka vendosur të reagojë dhe të sqarojë situatën që është krijuar. Ajo, përmes një postimi në ‘Instastory’ ju ka dhënë fund thashethemeve njëherë e mirë.

“Dje në studio duke punuar për kolonën zanore të filmit “Shkëmbimi” bashkë me Drilonin, na vijnë disa tituj të tillë portalesh që unë në mënyrë absolute i përgënjeshtroj! Unë dhe Drilon Hoxha jemi dy shokë aq të mirë, sa vetëm një orë të rrini në kafe me ne, në xhirime, në studio etj. etj., do kuptonit që unë dhe ky çuni këtu kemi një raport vëlla e motër! Në Story-n tjetër do shihni një gjë shumë të bukur”, shkruan Ana, duke publikuar më pas edhe të fejuarën e Drilonit.





“Kjo sybukura këtu quhet Arela dhe është e fejuara e Drilonit dhe shoqja ime. Dhe më besoni këtë çiftin këtu e kam shumë xhan”, përfundon aktorja.
© Panoramaplus.al

