Manjati i mediave Robert Murdoch është fejuar me të dashurën e tij. Kjo është hera e 6-të që biznesmeni fejohet. 92-vjeçari raportohet se është prej disa muajsh në lidhje me biologen ruse Elena Zhukova.

Martesa, e cila pritet të bëhet në pronën e tij në Moraga, Kaliforni këtë vit, do të jetë e 5-ta për Robert Murdoch. Ai dha dorëheqjen si kryetar i Fox dhe News Corp vitin e kaluar.
Sipas New York Times, dasma është caktuar për në qershor dhe ftesat tashmë janë dërguar.
Murdoch me origjinë australiane u përfol se ishte në një lidhje me Zhukova menjëherë pasi fejesa e tij me Ann Lesley Smith u ndërpre papritur në prill 2023.
Dyshja thuhet se janë takuar në një festë të organizuar nga ish-gruaja e tij, sipërmarrësja me origjinë kineze, Wendi Deng.
Murdoch ka qenë i martuar me stjuardesën australiane Patricia Booker, gazetaren me origjinë skoceze Anna Mann, Deng dhe modelen e aktoren amerikane Jerri Hall.
Zhukova ka qenë e martuar më parë me miliarderin rus të naftës Alexander Zhukov, ndërsa vajza e tyre Dasha, një socialite dhe biznesmene, ishte e martuar me oligarkun rus Roman Abramovich deri në vitin 2017.
Rupert Murdoch filloi karrierën e tij në Australi në vitet 1950, duke blerë gazetat News of the World dhe The Sun në MB në vitin 1969.
Më vonë ai bleu një numër botimesh amerikane, duke përfshirë New York Post dhe Wall Street Journal.
Në vitin 1996, ai hapi Fox News, tani kanali më i ndjekur i lajmeve televizive në SHBA.
Përmes News Corp, e cila u themelua në vitin 2013, Murdoch mbetet pronar i qindra mediave lokale, kombëtare dhe ndërkombëtare.
Në shtator, Murdoch njoftoi se po tërhiqej nga roli kryesor në perandorinë e tij mediatike, duke i dhënë frenat djalit të tij Lachlan dhe më vonë duke marrë rolin e Kryetarit Emeritus të Fox dhe News Corp.

