Këngëtarja shumë e njohur Lady Gaga bashkë me partnerin e saj kanë dhënë lajmin e mirë se dyshja po përgatiten dhe janë gati të bëhen prindër.

Në një intervistë për Elle, Gaga dhe Michael Polansky janë shprehur se shumë shpejt do të krijojnë familjen e tyre.
13 herë fituesja e Grammy theksoi se e ardhmja e saj do të fokusohet tek ajo, partneri dhe fëmijët e saj.
“Ndonjëherë shqetësohem se njerëzit do thonë se jam bërë e mërzitshme këto kohë, por sinqerisht, falë Zotit që jam e mërzitshme,” u shpreh ajo.
Këngëtarja dhe biznesmeni i “Rain on Me” u dashuruan menjëherë pasi u takuan në një festë në 2019, pesë vjet pas së cilës Polansky i propozoi këngëtares në prill të 2024.
© Panoramaplus.al
