9 Mars, 2021

“Janë disa momente në jetë kur …”- Adelina Ismajli surprizohet nga bashkëshorti për 8 mars, i bën dhuratën super luksoze: Falënderoj Zotin që jam gruaja jote


Adelina Ismajli është surprizuar nga bashkëshorti i saj, Val Krasniqi për Festën e 8-Marsit.

Ai ia ka bërë këtë ditë shumë të lumtur këngëtares, teksa i bëri një dhuratë super luksoze.

Val Krasniqi i dhuroi një makinë tip Renault dhe sipër kofanos kishte vendosur një fjongo.

Adelina Ismajli ndau momentin me ndjekësit dhe i bëri një dedikim të ëmbël bashkëshortit.

Ajo shprehet se nuk është materialiste, madje nuk di të dallojë as autobusin nga Porsche, dhe të lumtur nuk e bëri makina por gjesti i Val Krasniqit, teksa shtoi se “falënderon Zotin që është gruaja e tij”.

“Janë disa momente në jetë kur edhe super llafazanët mbyllin gojën. Ti e di që unë nuk jam materialiste, nuk jam, as nuk kam qenë kurrë, nuk e dalloj dot Porsche nga autobusi.

Por është dedikimi yt dhe dashuria jote që sot e çdo ditë më bën të falënderoj Zotin që jam grua, gruaja jote. Faleminderit që ma bërë këtë 8 mars më të bukur në jetë. Të dua”– shkroi këngëtarja, krahas pamjeve ku duket edhe dhurata.

/Panoramaplus.al

© Panoramaplus.al