1 Dhjetor, 2020

“Janë bazike, por më ndodhin edhe mua!”- Fifi zbulon tri arsyet pse zihet me të dashurin


Mbrëmjen e djeshme, Fifi ishte e ftuar tek “N’drrimi i Natës” dhe gjatë intervistës, këngëtarja zbuloi edhe më shumë nga jeta e saj private, për të cilën është vënë në qendër të vëmendjes.

fifi

Gjatë lojës “Haje ose thuaje”, Fifit i është kërkuar që të tregojë tri gjërat e fundit për të cilat është zënë me të dashurin.

fifi (2)

Për ‘follower-sat’ në Instagram, sepse ai ka ndjekur një ‘x’ vajzë, pse nuk ka hapur telefonin dhe pse nuk ka kthyer mesazhet,” – është përgjigjur këngëtarja.

fifi (1)

Është raportuar më parë se i dashuri i Fifit jeton në Gjermani, aty ku edhe ajo ka jetuar më parë dhe ku sipas saj, do të rikthehej me shumë qejf.

fifi (6)

Ajo konfirmoi lidhjen dashur pa dashur pak kohë më parë, sepse hoqi të gjithë njerëzit që ndiqte në Instagram, përveç njërit, që ishte pikërisht Xhuljo Tabaku.

fifi (2)

Gjatë intervistave më parë, ajo rrëfeu se e do shumë partnerin e saj dhe për këtë arsye e cilësonte edhe lidhjen pak të komplikuar.

/Panoramaplus.al

© Panoramaplus.al