12 Shkurt, 2021

“Jam zyrtarisht e moshuar”- Partnerja e Stresit festoi ditëlindjen, ja sa vjeç bëri


Partnerja e Arkimed Lushajt, Keisi, festoi dje ditëlindjen, gjë që e zbuloi vetë në rrjete sociale.

stresi keisi (1)

Ishin familjarët ata që e surprizuan të parët me një tortë ku shkruhej “Gëzuar ditëlindjen”, afër së cilës ishte edhe numri që tregonte moshën e saj.

Partnerja e reperit mbushi plot 25 vjeç.

stresi keisi (6)

Jam zyrtarisht e moshuar!”, shkroi Keisi krahas fotos shoqëruar me ‘emojin’ e një gjysheje.

stresi keisi (4)

Stresi nuk ka bërë asnjë urim publik për të në rrjete sociale. Në fakt, nuk dihet se si janë raportet mes tyre, pasi Keisi jeton në Kanada, ndërsa Stresi në arrati që pas protestave për vdekjen e Klodian Rashës.

stresi keisi (7)

Edhe Vitin e Ri dyshja e kaluan të ndarë, larg njëri-tjetrit.

Stresi ishte i pari që publikoi foto me Keisin, krahas së cilës zbulonte se nuk e kishin kaluar asnjëherë natën e ndërrimit të viteve bashkë, por i uronte asaj më të mirat e botës.

stresi keisi (2)

Gjithashtu, edhe Keisi postoi në Instastory-n e saj një foto tjetër me reperin, ku shkruante se pavarësisht se nuk e kishin kaluar bashkë asnjëherë ndërrimin e viteve, ai ishte çdo vit në zemrën e saj.

keisi (4)

Pavarësisht lajmeve për një ndarje mes çiftit, Stresi i ka hedhur poshtë të gjitha duke treguar se në fakt ata kanë pasur në plan edhe të martohen, por pandemia ua prishi planet.

© Panoramaplus.al