Orlando Bloom mirëpriti në jetë vajzën e tij me Katy Perry-n në fund të gushtit.
Dhe gjatë një bisede me Ellen, aktori zbuloi se kujt i ngjan më shumë Daisy Dove.
43-vjeçari zbuloi se e porsalindura është një përzierje perfekte e tij dhe Katy Perry-t.
“Katy më dërgoi një foto. Foshnja është shumë e lezetshme. Sytë duken si të saj,”– u shpreh Ellen.
Ndërsa Orlando Bloom iu përgjigj: “Kur erdhi në jetë unë thashë ‘Oh është identik si ynë’, por ajo për fat të mirë mori ato sytë blu të Katy-t.”
Aktori u shpreh se me zërin e tij ka aftësi për të qetësuar Daisy-n.
“Kur hyj në dhomë dhe dëgjon zërin tim, ajo qetësohet pak. Kur eci me të i këndoj në vesh dhe asaj i pëlqen, reagon mirë. Dhe Katie thotë ‘Çfarë?’ Është sikur unë jam zëri qetësues i foshnjës. Padyshim që fitoj pikët e babait,”– tha Bloom.
Aktori ka edhe një djalë 9-vjeçar, Flynn me ish bashkëshorten e tij, Miranda Kerr.
Ai tha se Flynn është një vëlla i madh i përkushtuar dhe i kujdesshëm.
“Për herë të parë ai ka një motër. Ai është i përgatitur mirë për foshnjat. Nëna e tij ka dy fëmijë të tjerë, ka dy vëllezër të vegjël kështu që ai është më i miri, është i mrekullueshëm,”- tregoi aktori.
Çifti e mirëpritën në jetë Daisy Dove Bloom në fund të gushtit pasi Katy Perry zbuloi se ishte shtatzënë në videoklipin e saj Never Worn White në mars.
Ata janë fejuar vitin e kaluar dhe synonin të lidhnin martoheshin këtë vit në Japoni, por e shtynë dasmën për shkak të COVID-19.
Katy ka qenë e martuar për pak kohë me Russell Brand, por çifti nuk kishin fëmijë.









