Ish-Zonja e Parë, Michelle Obama ka folur për luftën e saj me depresionin gjatë pandemisë së COVID-19, teksa inkurajoi njerëzit që të flasin hapur për shëndetin e tyre mendor.
“Depresioni është i kuptueshëm në këto rrethana, gjatë këtyre kohërave,”- tha ajo në një intervistë për revistën “People”.
Ndërsa vazhdoi: “Të mendosh se mund të ngrihemi mbi tronditjet e traumat që kemi përjetuar, pa i ndjerë është thjesht joreale. Kjo është një nga arsyet pse duhet të flasim më shumë për shëndetin mendor sepse të gjithë përballen me trauma, ankth dhe vështirësi në mënyra të ndryshme.”
Ish-Zonja e Parë gjithashtu tha për revistën “People” se është vaksinuar për COVID-19.
“I inkurajoj njerëzit që të gjithë të bëjnë vaksinën sa më shpejt”- u shpreh Michelle Obama.
Ajo u shpreh se pandemia e lejoi atë dhe ish-Presidentin, Barack Obama të krijojnë një marrëdhënie më të fortë me dy vajzat e tyre ndërsa u karantinuan në shtëpi.
“Kanë qenë kohë sfiduese. Shumë njerëz janë përballur me vështirësi, si humbja e punës dhe mungesa e ushqyerjes. Por ne kuptuam rëndësinë e shëndetit dhe familjes,”– përfundoi Michelle Obama.





