11 Shkurt, 2020

“Jam vajza më me fat”, Kejsi merr dhuratën luksoze për ditëlindje. Urimi i Stresit i befason të gjithë


Kejsi ka festuar 24 vjetorin e lindjes. Dhe në këtë ditë të rëndësishme për të nuk ka munguar urimi i ish-të fejuarit Stresit.

Reperi publikoi një foto në ashensor me Keisin ku mban dorë në qafën e saj dhe dhuron një puthje në ballë.

Në foto ai shkroi: “Gëzuar Ditëlindjen.”

Ndërsa në kokën e ish partneres vendosi një emoji kurore mbretëreshe.

Edhe Kejsi publikoi në Instagramin e saj urimin e reperit ku e falenderon.

Pasi i dhanë fund marrëdhënies nuk dihet ende statusi i tyre. Ndërsa nuk ngurrojnë të japin mbështetjen dhe të deklarojnë dashurinë për njëri-tjetrin.

Në ditëlindjen e saj Kejsi mori edhe dhurata të shtrenjta nga familja.

Nëna e saj i dhuroi një makinë, foton e të cilës ajo e publikoi në rrjetet sociale dhe shkruan: “Përfundimisht jam vajza më me fat. Faleminderit mami. Je më e mira në botë.”

© Panoramaplus.al