Aktorja e njohur Jonida Vokshi, vetëm një vit pas humbjes së të atit, i cili ndërroi jetë nga demenca, e ka kujtuar atë me një postim të ndjerë në rrjetet sociale.

Teksa ka publikuar një video të ndërtuar me inteligjencë artificiale, ku shihet babai i saj duke përqafuar aktoren, ajo shpreh mallin dhe dhimbjen, e cila sipas saj nuk është zbehur as me kalimin e kohës.
“Mungesa jote më bën të të kërkoj çdo natë në ëndërr. Kam një mall për ty që sa vjen e shtohet, Bush”, shkruan ajo.

Po ashtu, Jonida shton se ndihet vajza më krenare në botë që ka pasur për baba atë, pasi pas çdo situate të vështirë kujton këshillat e tij të vyera.

“Jam ‘vajza e babit’ më krenare në botë dhe e di kur e kuptoj këtë? Kur në situata të ndryshme të ditëve të vështira e të bukura, them: ‘Mbaj mend nga im atë që më ka thënë…’, ‘Mbaj mend nga im atë që më ka mësuar…’.Se ti më ke rritur aq mirë, sa unë s’e di a do mundem dot të ndjek shembullin tënd me fëmijët e mi!”, shprehet aktorja, teksa shton: “Të dua deri në përjetësi, Bush🤍”.
© Panoramaplus.al

