4 Maj, 2024

“Jam shumë i lumtur”- Pas ndarjes nga Xhensila Myrtezaj, Bes Kallaku rrëfen për jetën personale! Përlotet aktori: Fëmijët, pasuria më e madhe që kam! Ajka është lule e bukur


Aktori i humorit Bes Kallaku ka folur për jetën e tij private, pas ndarjes nga Xhensila Myrtezaj. Edhe pse nuk e përmendin në asnjë moment ish partneren e tij, ai u shpreh se ndihet shumë i lumtur, për faktin se ka fëmijët.

bes kallaku

“Jam shumë i lumtur- tha aktori-, i cili theksoi më tej se “kam pasurinë më të madhe, dy fëmijët e mi. Jam i lumtur, jam i qetë, mendoj që kam arritur shumë. Njësia matëse e pasurisë është lumturia. Mendoj që kam arritur nga ku vija dhe ku jam, kam bërë hapa shumë para. E gjithë kjo është lavdi vetëm e Zotit. Zoti nuk të çon rastësisht aty ku je. Askush nuk është rastësisht aty ku është. Unë kam parë njerëz me xhepin plot dhe zemrën bosh dhe anasjelltas. Plotësia e zemrës është ajo që njeriu ka nevojë të ketë”.

xhensila myrtezaj bes kallaku

I ftuar në “Vizionin e Pasdites”, Bes Kallaku mes emocionesh dhe lotësh, foli edhe për marrëdhënien me fëmijët, sidomos me vajzën e tij, Ajka me të cilën ka një lidhje tepër të ngushtë.

bes kallaku xhensila myrtezaj

Djali është 6 muajsh, është i vogël. Por dashuria e babait për vajzën, dhe dashuria e vajzës për babanë…Ajka është lule e bukur e gjakut tim. Deri tani, sa të rritet dhe pak djali, Ajka është dashuria ime më e madhe. Ajka është gjithçka e imja. Është shumë xheloze për Amenin. Me Ajkën jam shumë i lidhur. Për shkak të impenjimeve, kohën e lirë që kam mundohem t’i përkushtohem Ajkës, të shkoj të marr fëmijët dhe të rri me fëmijët”, tha nder të tjera aktori.

bes kallaku

bes kallaku xhensila myrtezaj bes kallaku xhensila myrtezaj1 bes kallaku xhensila myrtezaj3 bes kallaku (1) bes kallaku (4) bes kallaku xhensila myrtezaj5 bes kallaku xhensila myrtezaj4 xhensila myrtezaj bes kallaku (5) xhensila myrtezaj bes kallaku (4)

© Panoramaplus.al