Teatri në Nicë u mbush plot e përplot së fundmi, teksa Eleni Foureira dhuroi një performancë shpërthyese që emocionoi çdo të pranishëm.

Këngëtarja me origjinë shqiptare jo vetëm që magjepsi me zërin dhe energjinë e saj në skenë, por edhe krijoi një moment viral që pushtoi rrjetet sociale.
Atmosfera ishte elektrizuese: fansat këndonin dhe duartrokisnin pa ndalim, ndërsa Foureira shpërfaqi edhe njëherë aftësitë e saj të jashtëzakonshme në kërcim dhe skenografi. Pamjet e koncertit u përhapën me shpejtësi në TikTok dhe Instagram, duke treguar entuziazmin e publikut dhe karizmën e saj unike.
Por momenti që bëri më shumë bujë ishte një shprehje spontane e artistes gjatë koncertit. Teksa po komunikonte me publikun dhe përpiqej të krijonte humor, ajo u shpreh me buzëqeshje:“Prit, e kam unë. I bëj të gjitha vetë… Jam shqiptare!”
Deklarata e saj u shoqërua me të qeshura dhe ovacione nga fansat, duke treguar lidhjen e veçantë që Foureira ka me rrënjët e saj dhe publikun ndërkombëtar.
Kjo nuk është hera e parë që artistja thekson me krenari origjinën e saj shqiptare, duke e kthyer shpesh në një element identiteti dhe force në karrierën e saj ndërkombëtare.
© Panoramaplus.al
