2 Janar, 2024

“Jam njeriu më me fat që e kam në krah”- Luizi zbulon detaje të reja nga bashkëjetesa me Kiara Titon!


Këngëtari i njohur Luiz Ejlli së fundmi ka qenë i ftuar në “Top Albania Radio”, ku ka zbuluar më shumë për jetën e tij personale.

Ai tha që gjëja që vlerëson më shumë te bashkëshortja e tij Kiara Tito është besimi që ajo ka, teksa shtoi se ndihet shumë me fat që moderatorja tashmë është bërë pjesë e jetës së tij.

 “Kryesorja që ajo ka besim tek unë dhe kjo është gjëja më e rëndësishme. Është e vështirë sot t’i besosh dikujt dhe Kiarës i besoj edhe jetën time. Jam njeriu më me fat që e kam në krah”– tha Luizi.

Duke qeshur këngëtari tregoi se punët e shtëpisë nuk i kanë ndarë pasi të gjitha i bën Kiara.

 “Punët e shtëpisë i bën Kiara, ajo gatuan, hekuros”– tregoi Luizi duke qeshur.

Çifti i cili u njohën, dashuruan dhe martuan në “Big Brother VIP” së shpejti do të bëhen prindër për herë të parë së bashku, ndërsa e vogla e tyre është vajzës.

© Panoramaplus.al