6 Qershor, 2024

“Jam njeri dhe ndonjëherë lëndohem”/ Efi Dhedhes iu bën thirrje personazheve publikë: Edukoni…


Ish-banorja e “BBV”, Efi Dhedhes iu ka bërë thirrje personazheve publikë që të edukojnë ‘fanpaget’ e tyre për të mos ofenduar.

Përmes një postimi në InstaStory, Efi tha se ndihet e lënduar sepse disa fansa të personazheve publikë ofendojnë familjarët dhe kjo gjë nuk është fare e mirë.

Përshëndetje! Ndoshta kjo nga ana ime është pak fëmijërore por jam njeri edhe unë dhe ndonjëherë lëndohem dhe mërzitem. Janë disa ‘fanepage’ të x personazhe dhe janë ofendues, jo kundrejtë meje se mua nuk ma ndjen fare por kundrejt familjarëve. Unë nëse kam diçka flas gjithmonë me fanepaget e mia duke iu dhënë që të ofendosh nuk është një gjë e bukur, bëjeni edhe ju ose përndryshe s’janë mirë punët”– tha Efi.

 

© Panoramaplus.al