4 Dhjetor, 2024

“Jam në limitet e mija për ta realizuar” – Rovena Stefa tregon se si e sheh të ardhmen pas BBV: Dua të gjej dashurinë dhe…


Këngëtarja e njohur Rovena Stefa, gjatë një bashkëbisedimi me banorët e “BBV” në kuadër të një loje ka treguar sesi e sheh veten në të ardhmen.

Këngëtarja ka rrëfyer se do donte të gjente dashurinë e jetës së saj dhe të ketë fëmijë.

Në aspektin personal do doja shumë të gjeja dashurinë e jetës që deri tani nuk ka qenë e sukseshme,” teksa ka theksuar se “do të doja të kisha fëmijë edhe unë edhe pse jam në limitet e mija për ta realizuar këtë gjë”.

Përsa i përket aspektit profesional Rovena u shpreh se nuk e sheh veten tjetër kund përveç se në profesionin e saj si këngëtare.

“E shoh veten në profesionin time, une profesionin tim e kam zgjedhur me dëshirë, me pasion dhe do vazhdoj sa të kem mundësi të këndoj,” tha Rovena.

© Panoramaplus.al